Në gjithë sesionin e mbyllur për publikun, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 125-të i cili mban kodin W04419 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky dëshmitar dëshmoi përmes video-lidhjes pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kishte bërë kërkesë që dëshmia e këtij personi të merrej në këtë formë. Kjo kërkesë, ishte aprovuar nga trupi gjykues.
Ndryshe, seanca e sotme ka pasur pauza të shpeshta, kurse pushimi i drekës ka zgjatur gjysmë ore më pak se zakonisht.
Seanca e radhës në këtë çështje gjyqësore pritet të mbahet të martën më 1 prill sipas orarit të zakonshëm duke filluar nga ora 09:00 me 45 minuta vonesë në transmetim. /BetimipërDrejtësi







