Përfundon darka e krerëve të shtetit

Ka përfunduar takimi mes zyrtarëve të lartë të shtetit, pjesë e të cilit ishte edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi

Pas përfundimit të këtij takimi, asnjëri nga ministrat e pranishëm nuk kanë pranuar të deklarohen rreth asaj se çfarë është diskutuar në tryezë.

Ky takim mes krerëve institucionalë të shtetit u zhvillua vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dërguan një letër të ashpër zyrtarëve shtetëror kosovarë.

Nga aty kërkohej që taksa 100% ndaj produkteve serbe të pezullohet në të kundërtën raportet SHBA-Kosovë do të zbehen.

Mirëpo burime të Ballkani.info brenda takimit bëjnë të ditur se ky nuk ka qenë takim i paracaktuar, por më shumë ka qenë darkë e kryeministrit Haradinaj me disa ministra të kabinetit të tij. /Ballkani.info/