Përfundon bastisja në shtëpinë e Adil Behramajt

Përfundon bastisja në shtëpinë e Behramajt

Ka përfunduar bastisja në banesën e ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

Avokati Artan Qerkini ka thënë se bastisja në shtëpi të Behramajt është bërë me një arsyetim se po hetohet lidhur me dyshimin për një vepër penale e cila sipas tyre, hyn në juridiksionin e Speciales.

Ai tha se nuk specifikohet se për çfarë vepre penale bëhet fjalë.

Veturat e EULEX-it të cilat kanë qenë afër ndërtesës ku ai banon, janë larguar.