Sot Policia e Kosovës zhvilloi aksion në veri të Kosovës, ku u krye bastisje në një bankë paralele serbe në Leposaviq.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në këtë objekt paralel serb u konfiskuan valuta të dinarëve, kompjuterë e dokumente të ndryshme, raporton Tëvë 1.

Aksioni u zhvillua nën dyshimin se aty shpërlaheshin para.