Policia e Kosovës ka njoftuar se ka asistuar në një aksion në katër lokacione në komunat veriore të Kosovës i cili tashmë ka përfunduar.
Këtë e ka konfirmuar, Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të vendit, Veton Elshani.
Ai ka thënë se ky aksion ka të bëjë me doganën e Kosovës dhe nuk ka dhënë ndonjë detaj.
“Aksioni tashmë ka përfunduar. Kemi asistuar doganën e Kosovës. Ata mund të ju japin më shumë detaje. Nuk e dimë sa janë arrestuar”, ka thënë Elshani.







