Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka filluar një aksion të gjerë në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

Arsyet e aksionit nuk janë bërë ende publike.

Ballkani.info ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë, Baki Kelanin, për tu informuar më gjerësisht rreth aksionit.

“Tashmë jemi në përfundim të aksionit dhe brenda gjysmë ore do të informoheni më detajisht”, ka thënë Kelani.

Kujtojmë se një aksion i tillë është zhvilluar edhe para tre ditëve në Mitrovicën veriore, ku u arrestuan persona të dyshuar për kontrabandë./Ballkani.info