Përfundojnë gërmimet në varrezat e Matit, nuk gjendet asnjë mbetje mortore

Kanë përfunduar gërmimet në varrezat e lagjes Mati në Prishtinë, ku po kërkohej për mbetjet mortore të dy trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës.

Gara ka thënë se nuk është gjetur asgjë në të dy lokacionet ku është gërmuar.

“Kanë përfundu gërmimet në varrezat e Matit. Gërmimet janë zhvilluar për të gjetur dy trupa që dyshohet se u takojnë të zhdukurve në luftë”, ka thënë Gara për Klankosovatv.

“Nuk është gjetur ende asgjë. Por, planifikohet që gjatë ditëve në vijim të kthehemi te i njëjti lokacion pas trajtimit të disa informacioneve shtesë, me qëllim të evitimit të gabimeve”.

“Gërmimet në këto varreza po bëhen me kujdes të shtuar. Gërmimet do të bëhen edhe në Podujevë.