Përfundoi mbledhja e dëshmive për aksidentin me autobus në Bullgari, ja çfarë dihet deri tani

Ka përfunduar grumbullimi i dëshmive për aksidentin e rëndë me autobus në autostradën Struma në Bullgari dhe hetimi është nga fundi. Për momentin janë mbledhur një numër i madh i dëshmive, të nevojshme për zbardhjen e të vërtetën objektive, deklaroi për BTA-në zëdhënësja e prokurorit të përgjithshëm Sijka Mileva.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Incidenti ka ndodhur në fund të nëntorit, kur autobusin me regjistrim nga Republika e Maqedonisë së Veriut e përfshiu flaka me më shumë se 40 persona, mes tyre edhe fëmijë, të gjithë e humbën jetën. Turistët kishin udhëtuat nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut.

“Ajo që mbetet të bëhet është të dërgohet lutje për ndihmën e juridike në Shkup, me qëllim që të informohen dhe njihen me familjarët e viktimave. Sipas legjislacionit bullgar, ata kanë të drejtë të ngritin padi civile në procedurën gjyqësore dhe të njihen me materialet nga procedura para hetimore”, shtoi Mileva.