Zjarr

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Pejë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë në afërsi të Gjimnazit “Bedri Pejani”.

Lajmin e ka konfirmuar Teki Syla nga policia rajonale e Pejës.

Syla ka bërë të ditur se zjarri është i madh, dhe aktualisht në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësiti rajonal i policisë.

“Zjarrfikësit janë duke u munduar që ta lokalizojnë zjarrin. Perimetri është siguruar dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Syla.