Përfshihet nga zjarri një lokal në Çarshinë e Gjatë në Pejë VIDEO

Një lokal është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së martës në qytetin e Pejës.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa tashmë kanë intervenuar edhe zjarrfikësit.

Zjarri ka shpërthyer në një lokal në Çarshinë e Gjatë, kurse zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se tashmë zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur.

“Policia është njoftuar se është duke u djegur një lokal. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, për momentin nuk kemi më shumë informacione se çka po ndodh”, tha Gashi.