Përfshihet nga zjarri një lokal i pashfrytëzuar në Germi (VIDEO)

Një objekt i pashfrytëzuar në Gërmi është përfshirë nga zjarri para pak minutave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas Policisë, nuk ka të lënduar.

“Po tash sa jemi informuar, lajmi i parë është se një lokal i pashfrytëzuar është përfshirë nga zjarri”, ka thënë Krasniqi.