Një barnatore është përfshirë nga zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Në fotografitë të cilat kanë arritur në Demokracia.com shihet se policia e Kosovës është në vendngjarje.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Lidhur me rastin Demokracia.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes prej tyre./Demokracia.com/