Detaje

Përfshihet nga zjarri një banesë te “Bregu i Diellit”, policia jep detaje

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar dhe në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë.  Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.