FOTO

Përfshihet nga zjarri nënstacioni elektrik afër “Fadil Vokrrit”

Një trafo dyshohet se është përfshirë nga zjarri në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krrasniqi.

“Për momentin është duke u punuar në fikjen e zjarrit, sapo të kemi informata të tjera do të ju njoftojmë. Aty ndodhen disa asete të KEDS-it”, ka thënë Krasniqi.

Në fotografi shihet tym i zi, teksa nuk dihen ende shkaqet e këtij rasti.

Ballkani.info ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

VIDEO BONUS: