Përfshihet nga zjarri fabrika e ngjyrave në Ferizaj

Një objekt është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportimeve të para bëhet fjalë për një fabrikë të ngjyrave, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli deklaroi se tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Ai theksoi se zjarrfikësit dhe Policia janë aty, ndërsa për momentin po bëhet edhe lokalizimi i zjarrit.

Duhet përkujtuar që gjatë vitit të kaluar në Ferizajt ka patur disa herë radhazi shpërthime të zjarreve në lokale të shumta, ku si pasojë pati të vdekur, persona të lënduar e shumë dëme materiale.