Një veturë e tipit Golf Vl është përfshirë nga flakët në autostradën “Arben Xhaferi” në afërsi të Ferizajt.
Shkaqet e djegjes së makinës nuk dihen por në videon e siguruar nga Paparaci shihet se zjarri ka përfshirë tërë makinën.
Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Ballkani.info ka tentuar të marrë një përgjigje nga policia, por deri në publikimin e lajmit nuk kanë qenë të qasshëm.







