Prishtinë
Përfshihet nga flakët një shtëpi në lagjen “Mati 1” në Prishtinë
Para pak çastesh është përfshirë nga flakët një shtëpi e pabanuar në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe se zjarrfikësit kanë arritur që brenda pak minutash ta shuajnë zjarrin.
Zyrtarisht Policia ende nuk ka informacione të detajuara për këtë rast.