Përfshihet nga flakët një fshat i Suharekës

Disa pjesë të një fushe në fshatin Studençan të Suharekës janë përfshirë nga flakët.

Në një video të publikuar nga reporteri shihet se një fushë ka filluar që të digjet në përmasa të mëdha.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te zjarri.

Kujtojmë që të premten, zjarri ka përfshirë edhe një pjesë të fshatit Shtupeq të Rugovës.

Të premten, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi se me ndihmën e KFOR-it, kanë ndërhyrë nga ajri përmes dy helikopterëve, që zjarri të mos përhapet në zonat e banuara në rajonin e Rugovës.