Një person ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr i është përfshirë depo me mallra.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Justina Shkupi”, në Prishtinë.

“ZJARRVËNIE/Rr. Justina Shkupi, Prishtinë 24.09.2022 – 00:11. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr i është përfshirë depo me mallra”, thuhet në raportin e PK-së.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar./Ballkani.info