Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Kçiq një furgon i Policisë së Kosovës është djegur si pasojë e problemeve elektrike në furgon.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës jugore, Avni Zahiti ka thënë për Ballkani.info se gjatë qarkullimit, zyrtarët policorë kanë vërejtur djegie të furgonit me ç’rast kanë ndaluar dhe kanë informuar Njesitet e Zjarrfikësve.

“Gjatë qarkullimit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, zyrtarët policorë kanë vërejtur djegie të furgonit me të cilin kanë qenë në lëvizje, me ç’rast kanë ndaluar dhe kanë njoftuar zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka pasur të lënduar”, ka thënë Zahiti. /Ballkani.info