Përfshihet në zjarr një restaurant në Prevallë, policia jep detaje (VIDEO)

Një restaurant në Prevallë para disa minutash është përfshirë nga një zjarr masiv.

Rastin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prizren, Vesel Gashi.

“Bëhet fjalë për restaurantin ‘Te Syla’, njësitet e zjarrfikësve gjenden në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet policore, po ashtu edhe një ekip të KEDS-it. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale”, ka thënë Gashi.

Gashi deklaroi se njësitet ende janë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është nën kontroll.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/03/XpJtLOh4ZGlwhKVvCwgI_30_d2df984319c5eb6bfbb31e82e3f453da_video_240p_converted.mp4