Jessica Kadiu

Përflitet se është në lidhje me Robert Berishën! Jessica e zbulon si i ka punët e zemrës për momentin!

Deklarata bombë e modeles Jessica Kadiu, e cila pranonte lidhjen me Robert Berishën, bëri bujë në mediat shqiptare pasi këngëtari e kishte mohuar kategorikisht romancën në verën e kaluar, kur u panë së bashku në Turqi.

Modelja tregonte se e dashuronte Robertin akoma dhe shpresonte që një ditë të mund të ktheheshin sërish bashkë, duke e falënderuar ndërkohë për gjithë dashurinë që ai i kishte dhuruar.

Por pavarësisht se ajo ëndërronte rikthimin me të, Roberti nuk reagoi publikisht pas kësaj deklarate dhe menduam se gjërat u lanë me kaq, por jo.

Në fillim dyshja nisën të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, dhe më pas u panë të dy në New York në mars duke na lënë të mendojmë se dyshja mund të jetë bashkë.

Gjatë verës ata u fotografuan në një pikë karburantesh rrugës për Shqipëri, krah njëri-tjetrit. Pas kësaj fotoje këngëtari i njohur tregoi se është beqar dhe tha me ironi se portalet flasin dhe dinë shumë për të.

Megjithatë, skepticizmi në raste të tilla është i madh dhe dyshimet se ata janë në lidhje nuk mungojnë.

Teksa ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, Jessica është pyetur nëse është në një marrëdhënie dashurie.

“Je beqare apo në një marrëdhënie?”, i shkruan fansi kurse ajo është përgjigjur  me një pyetje:

“A konsiderohet dashuria me verën si një marrëdhënie?”, duke lënë të kuptohet se është single, por se si qëndron e vërteta nuk dihet akoma.