Përfaqësuesit fetarë thonë se rënia e ISIS-it s’e ka shuar rrezikun nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë

Në Kosovë përfaqësues fetarë thonë se rreziku nga ekstremizmi i dhunshëm në vend nuk është shuar, me gjithë rënien e grupit militant Shteti Islamik që kishte tërhequr disa qindra luftëtarë nga Kosova.

Ata thonë se përhapja e ideologjisë ndodh në rrugë të tjera, përfshirë literaturën që përmban thirrje për një qasje të skajshme të besimit.

Përveç kësaj sipas tyre sfidë e rëndësishme mbetet edhe ri-integrimi në shoqëri i të kthyerve nga zonat e konfliktit.