Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu është përplasur me Saim Tahirajn dhe Arbër Gashin gjatë bisedës për Lëvizjen e tyre për braktisjen e Fesë Islame.
Përfaqësuesit e lëvizjes anti-islame i thanë hoxhës ta braktisë edhe ai fenë.
“Po të luti largohu ti i pari dhe shkojmë në kishë qaty te Doda, na e qet kapak ujë edhe kurrgjë kurrkuj”, i tha Gashi.
@ballkani.info Përfaqësuesit e 'lëvizjes për braktisjen e islamit' e lusin mulla Osmanin të largohet nga islami, kjo është përgjigjja e tij #islami #musliman #mullaosmani #kosova #feja #shqip ♬ original sound – Ballkani.info
“A po e sheh veten sa mjeran je o burrë? Hoxhës po i kërkon…”, ia ktheu Musliu, i cili hodhi akuza se përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje mund të jenë “argatë të këtyre kojshive këtu afër”.
Përfaqësuesit e lëvizjes për ta braktisur fenë islame thanë se e kanë analizuar në tërësi se çfarë përmban feja islame. Ata thanë se në lëvizjen e tyre “nuk ka vetëm ateista, ka edhe fetarë të ndryshëm”.
“Qëllimi ka qenë largimi nga islami që identitetin tonë kombëtar e ka cenu”, tha Tahiraj në T7 duke folur për “numrin e lartë të xhamive”.







