Përfaqësuesi i goranëve del nga takimi me Kurtin e Osmanin, tregon kërkesat

Në vazhdën e takimeve me partitë politike, kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani,  janë takuar me liderin e partisë së goranëve të Kosovës, Adem Hoxha.

Hoxha pas takimit ka thënë se kishte një bisedë konstruktive me Kurtin e Osmanin, por nuk ka treguar nëse do ta votojë Qeverinë e re.

“Sot ishim në takim me kryeministrin dhe presidenten e ardhshme. Biseda ishte konstruktive. Ne si përfaqësues të popullit goran angazhohemi për një shoqëri multietnike në Kosovë. Ne nuk e shohim bllokadën si zgjidhje politike të problemeve.

Ne kemi kërkesat tona minimale në favor të barazpeshës politike. Fati i çdo gorani është që kur mbush 18 vjet ikë në gurbet. Unë shpresoj që do Unë shpresoj që do të kemi mirëkuoptim me presidenten dhe kryeministrin dhe do të jemi bashkë në këtë rrugë”, u shpreh ai para gazetarëve.