Përfaqësuesi i Francës në Këshill të Sigurimit takon presidenten Osmani: Mbështesim fuqishëm dialogun

Përfaqësuesi i Francës në Këshill të Sigurimit takon presidenten Osmani, ka disa fjalë për dialogun.

Ambasadori dhe përfaqësuesi i Francës në Këshill të Sigurimit, Nicolas de Riviere, ka takuar dje në New York presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Lidhur me takimin ka njoftuar vetë Riviere, duke treguar se kanë biseduar për punën e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Diplomati francez ka thënë se Franca mbështet negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të raporteve në mes të dy shteteve.

“Takim i shkëlqyeshëm me presidenten Vjosa Osmani sot. Franca mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar Riviere.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt New York-ut ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit.