Shefi i Grupit Parlamentar te AAK-së, Daut Haradinaj, bashkë me deputeten Teuta Haxhiu, pritën në një takim përfaqësuen e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Annette M.Fath-Lihic.
Në këtë takim u bisedua për procesin e fundit zgjedhor, i cili u vlerësua lartë për mbarëvajtjen. Gjithashtu, nga M.Fath-Lihic u dhanë rekomandime të cilat do t’i përcillen komisionit Ad-hoc.
Ishte dakordim i dyanshëm që takime të tilla të zhvillohen sërish në mënyrë që bashkëpunimi mes palëve të vazhdojë edhe në të ardhmen.







