Perëndimi “ia ka mbyllur dyert” Rusisë, Lavrov shkon në Egjipt

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov është në Kajro për bisedime me zyrtarët egjiptianë, ndërsa vendi i tij kërkon të thyejë izolimin diplomatik dhe sanksionet nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës, shkruan Al Jazeera.

Lavrov zbarkoi në Kajro të shtunën, pjesa e parë e udhëtimit të tij në Afrikë, që do të përfshijë gjithashtu ndalesa në Etiopi, Ugandë dhe Republikën Demokratike të Kongos (DRC).

Egjipti, vendi më i populluar i botës arabe, mban lidhje të ngushta me Moskën dhe Perëndimin. Egjipti është ndër importuesit më të mëdhenj në botë të grurit, me pjesën më të madhe nga Rusia dhe Ukraina.

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi ka kultivuar një raport të ngushtë personal me presidentin Vladimir Putin. Të dy liderët kanë forcuar në mënyrë të konsiderueshme lidhjet dypalëshe në vitet e fundit.