Përdoruesit në Twitter nuk do të kenë qasje më në postimet e platformës pa u kyçur në llogaritë e tyre

Twitter tani do t’ju kërkojë përdoruesve të kenë një llogari në këtë platformë për të parë postimet, një lëvizje pronari i rrjetit social Elon Musk e quajti të premten një “masë emergjente të përkohshme”.

Siç raportohet, përdoruesve që përpiqen të shikojnë përmbajtje në platformë do t’ju kërkohet të krijojnë një llogarit ose të kyçen në llogarinë e tyre ekzistuese për të parë postimet në Twitter, transmeton Telegrafi.

Musk ka shprehur më parë pakënaqësi ndaj firmave të Inteligjencës Artificiale si OpenAI dhe të tjera që përdorin të dhënat e Twitter për të trajnuar modelet e tyre të mëdha gjuhësore.

Kompania ka inciuar një sërë masash për të rikthyer reklamuesit që u larguan nga platforma kur Elon Musk bleu platformën dhe për të rritur të ardhurat nga abonimet duke i bërë shenjat e verifikimit me pagesë në kuadër të Twitter Blue.