Përdoruesit e Instagram mund të raportojnë fotot të cilat mendojnë se janë të rreme

Rrjeti social i fotografive Instagram do të shtojë një opsion për përdoruesit të cilët mund të raportojnë ato përmbajtje të cilat mendojnë se janë të rreme.

Postimi i informacionit të rremë nuk është i ndaluar në asnjë prej shërbimeve të gjigantit Facebook, por kompania po ndërmerr masa për të kufizuar shtrirjen e informacionit të pasaktë dhe paralajmëruar përdoruesit.

Facebook filloi të përdorte në Maj të këtij viti një teknologji të identifikimin e imazheve për të gjetur fotot problematike si dhe zgjeroi programin e verifikimit të fakteve.

Resultatet e vlerësuar si të rreme hiqen nga vendet ku përdoruesit drejtohen për të gjetur përmbajtje të reja siç është tabi Explore i Instagram dhe kërkimi i hashtageve.

Sot Facebook numëron 54 partnerë të verifikimit të fakteve që punojnë në 42 gjuhë të ndryshme por aktualisht program është i disponueshëm vetëm në SHBA.

Instagram i ka shpëtuar për mrekulli kritikave me të cilat po përballet Facebook siç është interferimi me zgjedhjet presidenciale Amerikane.

Një raport i pavarur gjeti se Facebook është platforma më efektive për përhapjen e informacioneve të rreme.

loading…