Malware

Përdoruesit e Android përfshihen nga një ‘malware’ që u’a ngrit çmimet e faturave telefonike

Një raport i sapo dalë nga Microsoft Security, thotë se përdoruesit e Android po sulmohen nga një malware i cili i regjistron ata në shërbime të shtrenjta telefonike, për të cilat ata as nuk kanë janë abonuar e as nuk kanë bërë ndonjë kërkesë abonimi.

Viktima mbetet duke “mbajtur çantën” pasi që malware i shton shpenzimet e përdoruesve në faturat e tyre mujore telefonike.

Pasi që askush nuk ka dëshirë që shërbimet telefonike t’u ndalen papritmas, këto pagesa zakonisht bëhen pa i pyetur ata, edhe pse shumë prej viktimave as nuk e marrin mundimin që t’i shikojnë faturat e tyre telefonike për çdo muaj, përcjell Telegrafi.

Për shkak se ky sulm mbështetet në rrjetin telefonik, malware që përdoret në këtë rast, mund të ju shkyç juve nga rrjeti wireless ose do të përdorë çdo gjë vetëm që ju të përdorini rrjetin telefonik të internetit.

How a malware-infected app might sign you up for high-priced subscription services you didn't ask for - Android users are getting caught up in toll fraud which uses malware to hike their telecom bills

Funksionimi i malware në sulmin ndaj telefonave

Sapo të bëhet qasja në rrjetin telefonik të internetit, malware fillon procesin e abonimit tuaj në shërbime premium dhe edhe do të vjedhë një fjalëkalim që përdoret vetëm një herë që të verifikojë identitetin tuaj.

Çdo njoftim që do të dërgohej për t’u treguar se jeni abonuar fshihet për ta mbajtur veprimin të fshehtë nga viktima në mënyrë që ai apo ajo të mos heqin abonimet.

Sulmuesit synojnë që të infektojnë sa më shumë telefona që munden përderisa i mbajnë aplikacionet e tyre të listuara në Play Store për aq sa munden.