Përdorimi i vajit të kanabisit për trajtimin e tumorit? Ja historia e 82 vjeçarit

Një pacient i cili ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit refuzoi kimioterapinë. Ai doli vullnetar që në vend të kimioterapisë të trajtohet me vaj kanabisi, metodë kjo e cila po testohej ende për kurimin e kancerit.

Rezultatet që mjekët panë tek ky pacient 82 vjeçar, pas trajtimit me vaj kanabisi per 3 muaj ishin shumë befasuese. Me anë të skanerëve ata vërejtën progresin e shkatërrimit të qelizave tumorale.

Rezultatet u publikuan në një nga revistat shkencore, dhe doktorët pohojnë që arsyeja e shkatërrimit të këtij tumori mund të ishte trajtimi me vaj kanabisi.

Vaji i kanabisit është produkt i bimës se kanabisit dhe është legal në disa shtete. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar se kjo bimë është fitimprurëse dhe ka disa veti shëruese.

Doktorët thonë se ky vaj prodhon disa produkte kimikale të oksigjenuara, të cilat ndikojnë në ‘vetëvrasjen’ e qelizave tumorale.

“Pavarësisht këtyre rezultateve, ne nuk jemi të sigurt që ky produkt duhet të inkuadrohet në praktikat mjeksore derisa të konfiromohet 100%,” thotë njëri nga mjekët të cilët kishin trajtuar këtë rast