Përditësimi më i fundit iOS 16.3 i Apple tani është i disponueshëm për iPhone

Përditësimi më i fundit i iOS, iOS 16.3, filloi të shpërndahet për përdoruesit e iPhone të hënën.

Me këtë përditësim, Apple sjell disa ndryshime të vogla por të rëndësishme dhe veçori të reja në aplikacion, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Tipari më i madh i ri është opsioni “Security Keys”, i cili i lejon përdoruesit të kërkojnë një “çelës sigurie” kur konfigurojnë një pajisje të re ose rivendosin fjalëkalimet e tyre.

Përveç këtyre ndryshimeve dhe veçorive të reja, Apple po përfshin një sfond të ri iPhone si pjesë e koleksionit të tij Black Unity.

iOS 16.3 i ri sjell gjithashtu mbështetje për Homepod 2 të ri.

Nëse keni një iPhone 8 ose më të ri, mund të kontrolloni për përditësimin duke shkuar te “Cilësimet” në iPhone, duke shtypur “Përgjithshme” dhe më pas duke shtypur “Përditësimi i softuerit”.