Përditësimi madhor i Windows 10-ës tashmë i disponueshëm për shkarkim

Versioni më i fundit i Windows 10-ës do të quhet Përditësimi i Nëntorit dhe ndërtimi final i tij tashmë është i disponueshëm për insajderët e Windows.

Kompania më përpara është shprehur se kemi të bëjmë me një përditësim të vjetër i cili fokusohet tek përmirësimi i performancës dhe cilësisë.

Lidhur me veçoritë e reja shumë pak është për tu thënë. Përditësimi i Nëntorit do të sjellë funksione si kërkimi në File Explorer tashmë kërkon dhe në folderët online të OneDrive dhe asistentët virtualë përveç Cortana mund të funksionojnë me ekranin e kyçjes në Windows 10.

Gjithashtu me këtë version përdoruesit mund të krijojnë shënime kalendarike nga taskbari si dhe Microsoft do të sjellë opsione të reja për menaxhimin e njoftimeve.

Për fat të mirë ky përditësim nuk duhet të jetë i dhimbshëm për tu instaluar se Microsoft thotë se përdor teknologji të ngjashme me atë të përditësimeve mujore.

Ky është lajmi i mirë sidomos pas problemeve që shkaktoi Përditësimi i Tetorit 2018 pasi fshiu shumë skedarë nga kompjuterët e përdoruesve.

U deshën dy muaj që Përditësimi i Tetorit të ripunohej dhe ripublikohej. Për të instaluar këtë version të Windows 10-ës duhet të regjistroheni si Windows Insider.

loading…