Përditësime të reja në WhatsApp, mund të largoheni nga grupet pa e kuptuar askush

WhatsApp ka njoftuar këtë të martë përditësime të reja të privatësisë.

Platforma së shpejti do t’i lejojë njerëzit të kontrollojnë se kush mund të shohë kur janë online, të parandalojë të tjerët të marrin screenshot të mesazheve të caktuara dhe të largohen nga grupet pa e marrë vesh kush.

WhatsApp ka më shumë se 2 miliardë përdorues globalisht dhe është në pronësi të kompanisë Meta. Duke njoftuar ndryshimet në Facebook dhe Instagram, CEO Mark Zuckerberg tha se kompania do të vazhdojë të ndërtojë mënyra të reja për të mbrojtur mesazhet, për t’i mbajtur ato private dhe të sigurta sa bisedat ballë për ballë.

Dy nga veçoritë e reja – të cilat do t’ju lejojnë të zgjidhni se kush mund të shikojë kur jeni aktiv dhe të largoheni nga grupet në heshtje – do të fillojnë të shpërndahen për të gjithë përdoruesit e WhatsApp këtë muaj.

Mjeti i bllokimit të screnshoteve, i cili do të vihet në dispozicion në mesazhet që synohen të shikohen vetëm një herë, është ende duke u testuar dhe do të vihet në dispozicion më vonë, sipas WhatsApp.