Përdhunoi një vajzë shqiptare, Italia kërkon ekstradimin e Robinhos për vuajtjen e dënimit me burgim

Ministria e Drejtësisë e Italisë u ka kërkuar autoriteteve braziliane që të ekstradojnë ish-yllin e Kombëtares brazilian, Robinho, në mënyrë që ai të vuajë një dënim me nëntë vjet burg në lidhje me përdhunimin.

Ish-sulmuesi brazilian kishte përdhunuar një vajzë shqiptare në qytetin e Milanos në vitin 2013, në kohën kur luante për Milanin, njofton ESPN, transmeton Demokracia.com.

Robinho dhe pesë të tjerë u shpallën fajtorë në vitin 2017.

Dënimi u konfirmua nga një gjykatë apeli në vitin 2020 dhe vendimi, i cili e dënoi 38-vjeçarin me nëntë vjet burg, nga Gjykata e Lartë në Romë.

Robinho aktualisht raportohet se jeton në Brazil./Demokracia.com/