Përçarje në LDK, Veliu për Abdixhikun: Me autogola nuk vihet në pushtet

Prej kohësh është e ditur se raportet mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetit të kësaj partie, Agim Veliu janë të acaruara.

Veliu është jashtëzakonisht kritik ndaj kryetarit të partisë së tij, dhe ka shprehur hapur disa herë pakënaqësinë edhe për mënyrën se si e drejton partinë.

Veliu edhe sot në një intervistë dhënë për Reporteri.net ka kritikuar Abdixhikun kur është pyetur se si i ka parë reagimet e këtij të fundit karshi tensioneve në veri.

Deputeti Veliu ka thënë se Abdixhiku po i konstaton autogolat e kryeministrit Albin Kurti po nuk mund të vijë në pushtet shpejtë në atë mënyrë.

“Po lajmërohet me disa postime, po i konstaton autogolat e Kurtit, por një opozitar që pretendon të vijë në pushtet me autogola, duhet të pret gjatë.