Përçarja ose tentativa e LDK-së për ta fuqizuar pozicionin

Teksa po mundohen t’i harmonizojnë programet e tyre qeverisëse dy partitë që dolën më të votuarat në zgjedhjet e 6 tetorit, LVV-ja dhe LDK-ja, kanë nisur thumbimet ndaj njëra-tjetrës.

Ishte nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ai e cili e filloi “luftën” duke thënë se emri i kryeministrit të ri gjithsesi do të kalojë përmes LDK-së. Analistët vlerësojnë se me deklarata të tilla LDK-ja po mundohet t’ia tregojë muskujt Vetëvendosjes pak para arritjes së koalicionit, shkruan gazeta “Zëri”.

Në prag të arritjes së një marrëveshje koalicioni paszgjedhor dy partitë që dolën si më të votuarat nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë filluar me deklaratat thumbuese për njëra-tjetrën.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ishte i pari i cili filloi “luftën e thumbimeve”, duke deklaruar publikisht se emri i kryeministrit të ri të vendit gjithsesi se do të kalojë përmes zyrave të partisë së tij. “Është e qartë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrën e LDK-së”, deklaroi Haziri në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Madje ai i shtoi se vetëm një parti e vetme në Kosovë nuk mund ta formojë Qeverinë.

“Tashmë dihet se asnjë parti s’mund ta formojë Qeverinë e vetme, sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër”, ka thënë Haziri.

loading…