Përçarja e LDK’së: Dikush po hapë profile false në Facebook në emër të deputetëve për propagandë

Ditëvetë fundit janë shkëmbyer akuza të rënda mes nënkryetarëve të LDK’së, kundrejt njëri-tjetrit, mirë përveç kësaj Vlora Dumoshi ka njoftuar se për ta rritur këtë përçarje dikush po hap profile false duke folur në emër të deputetëve.

Dumoshi nëpërmjet një shkrimi në rrjetin Facebook ka  bërë me dije se po hapen profile të rrejshme në emër të saj.

Ministrja Dumoshi thekson se kjo po ndodh që të ketë përqarje në mes të anëtarëve të LDK’së në këtë luftë që po kalojmë.

Ajo tutje thotë se megjithëse kjo po bëhet për të përqarë këtë subjekt politik asgjë nuk do ta ndalë ushtrinë e LDK’së .

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq,

Disa individë hapjen e llogarive të rrejshme në rrjete sociale e konsiderojnë luftë dhe në këtë betejë dëshirojnë përqarje në mes antarëve të LDK-së.

Megjithatë, këto veprime të tyre do të mbesin prapa për shumë milje, dhe nuk do të ngadalësojnë ushtrinë e LDK-së.
Profili në rrjetin social Facebook me emrin tim, nuk është nën kontrollin tim por autori do të zbulohet në kohë të shpejtë.
Veprimet e dëmshme të mashtruesve të cilët qëndrojnë prapa profileve të pa-vërteta do t’i demanton Policia e Kosovës, aty ku kam hapur rastin në fjalë.