Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, dega në Deçan, profesori Avdullah Lataj ka dhënë sot dorëheqje.

“Të nderuar mësimdhënës të komunës së Deçanit, dua të bëj një sqarim në lidhje me dorëheqjën e prof. Avdullah Lataj nga kryetari i SBASHK-ut në Deçan. Arsyeja e dorëheqjes është sepse Prof. Avdullah Lataj nuk ka qenë i pajtuar të vazhdoj greva!”, ka thënë Ramosaj.

Sindikalistët e SBASHK-ut sot e kanë refuzuar ofertën e kryeministrit Ramush Haradinaj që të ndërpritet greva dhe të rifillojë mësimi.

Ata thonë se oferta nuk është e mjaftueshme. /Ballkani.info/