britani

Përçahet kabineti i kryeministres britanike, marrëveshja pritet të dështojë

Një ndarje e madhe e kabinetit qeveritar britanik është krijuar lidhur me përkrahjen për një referendum të dytë për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Besohet se votimi i marrëveshjes për tërheqje të vendit nga BE-ja do të dështojë kur të hidhet në votim në Dhomën e Ulët të kuvendit.

Votimi i marrëveshjes do të bëhet të martën e ardhshme, ndërsa qeveria kohëve të fundit është përballur me disa dorëheqje të ministrave pikërisht për këtë çështje. Ministrat e kabinetit qeveritar kanë thënë se nuk janë bërë shumë përpjekje për ta bindur Mayn që ta shtyejë votimin e marrëveshjes në kuvend, ndonëse ekziston gjasë e madhe që marrëveshja të mos i arrijë votat e mjaftueshme.

Kryeministrja Theresa May deri tash i ka refuzuar mundësitë për një referendum të dytë për të njëjtën çështje. “Ajo është shumë e përkushtuar për këtë marrëveshje dhe një referendum i dytë është mënyra e vetme për ta kaluar atë. Anketat tregojnë rezultate të qëndrueshme, por në ditët e ardhme mund të rritet përkrahja për të qëndruar në BE”, thotë një burim qeveritar.

Në qarqet politike ka qarkualluar edhe ideja e krijimit të një qeverie uniteti, e cila do të kishte mandat të përkohshëm dhe do ta paraqiste përpjekjen e fundit për ta arritur një marrëveshje e cila do të përkrahej nga një shumicë më bindëse, shkruan “The Guardina”