Përballja me COVID-19/ Zyrtarët publikë pas 13 shtatorit duhet të kenë certifikatën e vaksinimit apo testin e Covid19

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja anti- Covid19, sipas këtyre masave punonjësit e sektorit publik në vend, pas datës 13 shtator, nuk do të mund të futën në vendin e tyre të punës, nëse nuk e dëshmojnë se janë vaksinuar ose janë negativ në testet për COVID-19.

“Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm  me staf esencial deri më datën 13 shtator, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publikë, pas kësaj date, punonjësit e institucioneve publike, të ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë një nga dëshmitë, si certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që të u lejohet hyrja në ambientet e punës”, tha ministri Arben Vitia.

Ndryshe, Ministri paralajmëroi se kjo masë do të zgjerohet edhe në sfera të tjera.