Për tri orë mblidhen 3 mijë e 410 euro për Unikun në Gjermani

Familja Statovci nga Podujeva ka disa ditë që është duke kërkuar ndihmë për djalin e tyre që ka vetëm pesë muaj e gjysmë dhe ka lindur me një sëmundje të rëndë.

Uniku është diagnostikuar me një infeksion viral në mushkëri. I njëjti është duke qëndruar në spitalin Tirsova të Beogradit. Mesatarja e qëndrimit për një natë në këtë spital është 300 euro, derisa nuk dihet deri kur do të zgjasë mjekimi i vogëlushit.

E të shumtë janë njerëzit me zemër të mirë të cilët po ndihmojnë familjen në fjalë për shërimin e djalit

Së fundi grupi i njohur ‘Marakli të kerreve’ , pjesëtarët në Gjermani janë mbledhur bashkë dhe për tri orë kanë arritur të grumbullojnë 3 mijë e 410 euro, për t’i ndalë në ndihmë shërimi të vogëlushit.

Ky është postimi i plotë nga familja Statovci:

Kemi nevojë per ndihmën tuaj, Djali jonë Uniku ( 5 muaj e gjysmë ) tash e 3 muaj është i sëmurë, ku tash e 2.5 muaj është i shtrirë në Spitalin Tirsova të Beogradit. Mjekimi i tij filloj njëherë në QKUK-intensivë të pediatrisë në Prishtinë, ku qëndroj 18 ditë, por pa rezultat, jemi detyruar me marr rrugë jashtë vendit, pasi qe ishin procedurat e gjata për me dërguar diku në Evropë ishim të detyruar ta dërgojmë në spitalin Tirsova të Beogradit ku gjendet tash e 10 javë, dhe ende është në Stacionin intenzivë , atje është diagnostifikuar me një infeksion virusal në mushkri që quhet (Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV), pasi diagnoza i është vonuar deri sa e kanë zbuluar, tash edhe terapia nuk i ka dhanë rezultatet e pritshme nga Mjekët, por është në përmirësim e sipër mirëpo me hapa shumë të ngadalshëm. Deri tash, bashkë me ndihmën e familjarëve, miqve e dashamirëve ja kemi dal disi ti mbulojmë kostot e Spitalit dhe mjekimit të Unikut (mesatarja e qëndrimit per një natë në Stacionin intensivë të Spitalit të fëmijëve Tirsova në Beograd është 300€), por mbasi mjekimi deri tash zgjati 2 muaj e gjysmë dhe fatkeqësisht nuk e dim se edhe sa do të zgjat jemi detyruar të kërkojmë ndihmë te të gjithë populli.