Për të shmangur krizën energjetike, gjermanët po përdorin më shumë gaz

Gjermanët kanë rritur përdorimin e gazit, për të shmangur një emergjencë të mundshme të energjisë këtë dimër, paralajmëroi këtë të enjte, kreu i rregullatorit të rrjetit kombëtar të Gjermanisë.

“Konsumimi i gazit u rrit më shumë javën e kaluar”, tha Klaus Mueller, kreu i agjencisë së rrjetit të Gjermanisë, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Me reduktimin e flukseve të gazit natyror nga Rusia në mes të luftës në Ukrainë, zyrtarët gjermanë u kanë kërkuar qytetarëve të reduktojnë përdorimin e gazit dhe të kursejnë energjinë në muajt e ftohtë.

Në vend të uljes së konsumit të gazit, shifrat nga rregullatori kombëtar i rrjetit tregojnë se ka pasur një rritje të përdorimit. Konsumi i gazit të javës së kaluar midis familjeve dhe bizneseve të vogla ishte gati 10% më i lartë se konsumi mesatar nga 2018 në 2021, thanë ata.

“Vështirë se do të jemi në gjendje të shmangim një emergjencë gazi në dimër pa të paktën 20% kursime në sektorët privatë, tregtarë dhe industrialë”, shtoi Mueller.

“Situata mund të bëhet shumë serioze nëse nuk reduktojmë ndjeshëm konsumin e gazit”.