Për të parën herë në spitalin e Bujanocit pranohen 6 mjekë shqiptarë

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka njoftuar se gjashtë mjekë shqiptarë janë pranuar në Shtëpinë e Shëndetit të kësaj komune. Ai e ka quajtur historik këtë vendim.

Kjo kërkesë së fundi i ishte bërë edhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

“Gjashtë mjekë shqiptarë nga Komuna e Bujanocit, sot edhe zyrtarisht kanë marrë vendimet e punës në kohë të pacaktuar në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, si realzim i programit të Ministrisë së Shëndetësisë për punësimin e kuadrove mjekësore për t’a avancuar luftën ndaj COVID-19.
Ky është një sukses i jashtëzakonshmë, duke patur faktin se me vite të tëra një numër i mjekëve shqiptarë nuk është arritë të punësohen përnjeher.
Megjithate, kërkesa e Komunës së Bujanocit ishte shtruar në dy takime të realizuar me president Aleksandar Vucic, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Këta janë emrat e mjekëve shqiptarë të punësuar, sot:

Imrane Aliu
Veton Salihu
Granit Isufi
Besnik Sulejmani
Sali Nuhiu
Artan Ajeti
Në kuadër të të njëjtit program, janë punësuar edhe katër mjekë të komunitetit serbë” shkruan Kamberi në njoftim.