Për të e bërë dasmën sa më “ekzotike” i lyejnë gomarët sikur zebra

Një çift që kishte zgjedhur të martoheshin në Spanjë vendosën të krijojnë temën e dasmës si një safari. Por kështu ngjallën reagimin e aktivistëve të kafshëve.

Ata kishin lyer dy gomarë që të dukeshin sikur zebra.

“Më vinte keq deri sa shihja kafshët në aso gjendje” ka shkruar një aktivist i kafshëve.

“Këto akte më bëjnë të ndihem i turpëruar që i takoj species njerëzore”

Gjithsesi autoritetet kanë reaguar dhe kanë vënë një padi ndaj pronarit të lokalit ku është mbajtur dasma. Emri i çiftit që ka organizuar dasmën ka mbetur anonim.

loading…