Takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë po pritet mirë nga të gjitha palët, madje e kanë konfirmuar pjesëmarrjen pa hezitime.

Ndaj këtij takimi ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ku takimin në Shtëpinë e Bardhë e ka quajtur “lajm të mirë”.

“Takimi i liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë do ta shtynte përpara dialogun e Brukselit dhe do të sillte më shumë stabilitet në rajon”, ka thënë kjo ambasadë përmes një njoftimi në rrjetin social, Twitter.

Dobre vesti! Sastanak lidera Srbije i Kosova u @WH bi pogurao Briselski dijalog i doneo veću stabilnost ovom regionu. https://t.co/k3WrVwHHhZ

— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) August 14, 2020