Në Dragash, një burrë dyshohet se për shkaqe xhelozie e sulmoi gruan dhe e bëri për spital.
Policia njofton se viktima pas këtij rasti kishte pranuar trajtim mjekësor.
“Dragash 11.08.2021 – 03:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkaqe xhelozie e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.







