Kujdes

Për shkak të stuhisë, rrëshqitje të gurëve në rrugën nga Prizreni në Prevallë, apelohet për kujdes

Erërat e forta dhe shiu që ka mbretëruar gjatë ditës së sotme ka shkaktuar dëme në pjesë të ndryshme të vendit.

Madje, kryetari i Komunës së Prizren, Mytaher Haskuka përmes një njoftimi në llogarinë e tij Facebook ka treguar se ka pasur rrëshqitje të gurëve përgjatë segmetit Prizren-Reçan, i cili ka apeluar që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes, shkruan Indeksonline.

Po, ashtu Haskuka, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, ka treguar se ekipet emergjente janë në terren.

Ky është postimi i plotë i Haskukës:

Për shkak të shiut dhe stuhisë, rruga për Prevallë segmenti Prizren-Reçanë, në shumë vende ka pasur rrëshqitje të gurëve, që paraqesin rrezik për vozitësit. Pas kontaktimit të Drejtorisë së Emergjencave ekipet kanë dalur në terren për pastrim.

Po ashtu mbi fshatin Mushnikovë ka të rreshura të dendura të borës dhe qytetarët duhet ti kenë pajisjet dimërore.

Edhe pse kjo rrugë është rajonale dhe kompetencë e Ministrisë, ne si komunë falenderojmë kompaninë e kontraktuar për përgjigje të shpejtë ndaj kërkesës sonë dhe intervenimin.

Apelojmë tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushtet dimërore!