Për shkak të pasurisë: Gruaja e Kobe Bryant në telashe me nënën e saj

Vanessa Bryant ka kritikuar nënën e saj Sofia Urbieta Laine pasi ajo dha një intervistë duke pretenduar se Vanessa e dëboi atë nga shtëpia pas vdekjeve tragjike të Kobe dhe Gianna Bryant.

“Unë kam nevojë që të dilni nga kjo shtëpi. Gjithashtu më tha se e donte makinën e saj dhe e dëshiron që tani”, tha Sofia gjatë një interviste, ndërsa po qante teksa tregonte.

Tani, Vanessa ka lëshuar një deklaratë duke hedhur poshtë pretendimet e nënës së saj.

“Burri dhe vajza ime vdiqën papritur, dhe megjithatë nëna ime kishte guximin të bënte një intervistë televizive duke folur negativisht për mua ndërsa derdhte lot për një makinë dhe një shtëpi që nuk ishin në emrin e saj,” tha Vanessa në një deklaratë të dhënë për “Page Six”.

“Ajo ka hequr të gjitha bizhuteritë e saj me diamant, ka zbrazur apartamentin që kam siguruar dhe ka vendosur mobiljet që të duket sikur nuk ka mbështetjen time. Unë dhe burri im e kemi mbështetur atë financiarisht për 20 vitet e fundit dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, përveç ushqimit të saj mujor ”, shtoi ajo.